Një dasmë është kthyer në mort në Turqi, ku vëllai ka vrarë të vëllain. Siç dihet tashmë përdorimi i armëve të zjarrit në gëzime familjare ka shkaktuar shpesh tragjedi, por pavarësisht rrezikut, në disa vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Turqia vijojnë të dëgjohen të shtëna kryesisht gjate ceremonive martesore.

Rasti i fundit ka ndodhur në Nidge të Turqise, ku vëllai i vogël i nuses vrau aksidentalisht vëllain e madh. 28-vjeçari Ramazan Koyun nisi të qëllonte me armë në shenje gëzimi, kur i vëllai ishte duke kërcyer, por nuk arriti të kontrollonte pistoletën dhe qëlloi të vëllain Hasan Koyun, baba i dy femijëve të mitur, duke i shkaktuar vdekjen.

E gjithë ngjarja u filmua nga të pranishmit, të cilet po fiksonin në celular momente nga dasma, dhe videoja po bën xhiron e botës ne të gjitha mediat, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të armëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb