Një “shembjeje” për Bajernin e Mynihut, me bavarezët që ndalin hapin drejt kreut pasi mposhten pikërisht nga vendi i parë, Borusia e Mynshengldabahut, e cila në kohën shtesë përmbys kampionët, që kishin shënuar në fillim të pjesës së dytë me kroatin Perisiç.

Më pas del në skenë Bensebaini, që barazon në të 60-ën dhe në shtesë kthen në gol penalltinë e fituar Turam, për të siguar fitoren që e mban në krye Gladabun me 31 pikë, një më shumë sesa Lajpcigu, që nga ana e tij mposhti Hofenhemin 3-1.

Fitore e rëndësishme edhe e Borusias së Dortmundit, me verdhezinjtë e Favres që shkatërrojnë 5-0 Fortuna Dyseldorfin. Roj dhe Sanço shënuan nga dy gola, ndërsa Hazard realizoi golin tjetër të BvB-së, e cila ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë, dy më shumë sesa Bajern Mynihu që mbetet me 24 pikë pas javës së 14-të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb