TIRANË
Punimet që po kryhen në autostradën Tiranë-Durrës kanë krijuar menjëherë probleme në qarkullim. Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skendaj raporton se është krijuar një autokolonë e madhe mjetesh, të cilat shkojnë afërsisht në 5 kilometra.
Pamjet e mëposhtme tregojë qartë vështirësitë në qarkullim dhe radhe a gjatë e mjeteve, që nga hyrja e autostradës deri tek tregu i grumbullimit të fruta-perimeve, e cila shkon deri në Kashar. Gjithashtu trafik i rënduar raportohet edhe në rrugën sekondare në krahun e djathtë drejt Durrësit.
Vendosja e tonbinave në autostradë vjen si masë paraprake për t’i paraprirë përmbytjeve, të cilat një vit më parë shkaktuan dëme të mëdha tek bizneset në zonën e Kasharit.
(n.m/BalkanWeb)