KAMËZ

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka prezantuar arritjet në 100 ditët e para në këtë krye të këtij institucion. Ai theksoi se bashkia e Kamzës ka shumë probleme, ndërsa kjo sipas tij ka ardhur për shkak të keqqeverisjes së kryebashkiakut të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Të pranishëm në prezantimin e arritjeve në këtë bashki ishin edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Rakip Suli tha se nën drejtimin e tij është kthyer shpresa e qytetarëve tek qeverisja lokale.

“Në këtë bashki është kthyer shpresa tek qeverisja lokale. Në fokusin tonë  jemi fokusuar për arsimin. Kur flas për arsimin duke filluar nga çerdhet, kopshti dhe shkollat. Por pa i lënë edhe punët e tjera në harresë”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb