TIRANE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me projektin në hyrje të Tiranës, në Unazën e Re. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama krahas videos së publikuar shkruan se projekti është një ndërhyrje e rëndësishme në respekt të mjedisiti cili në përfundim të tij do të lehtësojë trafikun, duke e liruar përfundimisht këtë nyje të rëndësishme dhe tejet të ngarkuar.

Sipas Kryeministrit, ky projekt do të jetë në harmoni të plotë edhe me mjedisin urban.

,

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë projekt të ri të hyrjes së Tiranës në Unazën e Re, që reflekton nevojën për të ndërhyrë në atë nyje tejet të rëndësishme dhe të ngarkuar, duke garantuar një qasje më miqësore me mjedisin urban, ju uroj një të dielë të bukur “-shkruan Rama.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb