TIRANE

Opozita e bashkuar ka vazhduar të protestojë edhe sot, pavarësisht se është  e diel. Pikërisht sot, ka ndodhur edhe një situatë disi e pazakontë.

Shumë pranë kryeministrisë, disa makina po merrnin nusen, ndërsa nuk kishin si të përjashtonin veten nga protesta. Siç shihet nga pamjet, njëri prej dasmorëve thërret: “Rama ik, se do shkojmë të marrim nusen”.

Ndërkaq, opozita vijon të protestojë kundër burgosjes së protestuesve, duke konsideruar burgosjen e tyre si një akt politik të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha sot se banda kriminale e Ramës i ka orët e numëruara, ndërsa u shpreh se nesër do të jetë një protestë e madhe e popullit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb