Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Bjeshkët e Kelmendit. Në këtë mënyrë duket se Rama ka zgjedhur të promovojë turizmin malor, duke u ndalur mëngjesin e sotëm te bjeshkët e kelmendit

“Dhe me bukurinë e Bjeshkëve të Kelmendit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjet.

Turizmi është një nga fushat ku Qeveria ka përqëndruar vëmendjen, ndërsa ka përcaktuar edhe objektivat lidhur me numrin e turistëve që pret të vizitojnë vendin përgjatë këtij viti.

Pas një sezoni turistik të suksesshëm përgjatë muajve të verës, duke se edhe për muajt e vjeshtës dhe dimrit, ka pritshmëri të larta lidhur me vizitorët, veçanërisht turistët e huaj, për të vizituar Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb