Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Muzeu Etnografik i Kavajës, për të cilin shkruan se është kthyer tashmë në një hapësirë dinjitoze për turistët.
Rama shprehet se pasi është rilindur nga e para, në Muzeun Etnografik të Kavajës, trashëgimia kulturore dhe traditat tona shekullore janë vlera që trashëgohen ndër breza, tashmë me rrëfime historike që vijnë edhe përmes teknologjisë
“Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur nga e para, tanimë kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ku trashëgimia kulturore dhe traditat tona shekullore janë vlera që trashëgohen ndër breza, tashmë me rrëfime historike që vijnë edhe përmes teknologjisë”, shkruan Rama.