Seancë e tensionuar parlamentare mund të konsiderohet kjo e sotmja në parlament. Fjalime me tone të ashpra, fjalor herë herë edhe fyes e në shkeljet etike, një luftë nervash mes deputetëve me ‘hidh e prit’ fjalësh.

Por krahas të debateve me tone të ashpra, nuk kanë munguar as situatat që kanë shkaktuar të qeshura në sallë. Deputetë të opozitës, kanë shpërthyer në të qeshura ndërsa kryeministri Rama mbante fjalën në parlament, nga vendi është cuar për të dalë jashtë deputeti i PD Endri Hasa. (Video më poshtë)

Lëvizjet e tij, janë matur me sy nga kryeministri Edi Rama ndërsa punonjësit e gardës kanë nxituar të dalin para kryeministrit për të shmangur një tjetër ‘sulm’ ndaj kreut të qeverisë, ndoshta si ai i 20 dhjetorit, kur deputeti demokrat qëlloi me vezë kryeministrin Rama, ndërsa ky i fundit fliste nga foltorja e Kuvendit.

Po ashtu të qeshura, por këtë herë nga të majtët ka shkaktuar kryeministri Edi Rama, i cili ndërpreu fjalimin e tij për të ‘vënë në lojë’ nënkryetarin e PD, Edi Paloka, tek i fliste nga salla. ( Min.3:13, në videon më poshtë)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb