Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi i rrugëve të Shëngjinit dhe Velipojës. Në postimin e tij, Rama e konsideron një investim strategjik për turizmin.

“MIRËMËNGJES

dhe me kantierin e rrugëve të Shëngjinit – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paktë”, shkruan Kryeministri.

Prej kohësh kreu i qeverisë e ka përqëndruar vëmendjen te turizmi dhe projektet turistike, ndërsa ka deklaruar se synohet një turizëm elitar në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb