GJERMANI

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku ka pasur disa takime me liderët kryesorë dhe një seancë në Bundestag me deputetët e CDU/CSU për të kërkuar përgjigjen pozitive për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë.

“Në Bundestag, me një tjetër mik të nderuar, kryeparlamentarin Wolfgang Schauble?????”, shkruan Rama përkrah videos me Schauble.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ia dhashë më parë kancelares tuaj dhe kjo është për ju”, i drejtohet Rama kryeparlamentarit gjerman që menjëherë hap librin me piktura dhe shpreh përshtypjen e parë. “Shumë impresionuese”, thotë ai teksa shfleton.
Po sot kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb