TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një tjetër rast ku qytetarët marrin shërbimin e kërkuar nga zyrat e shtetit.

Kështu përmes një statusi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë tregoi se si një vajzë nga Korça e diplomuar për Mjekësi arriti të merrte përgjigjen për vendin e punës në Drejtorinë e Shëndetit publik pasi shkruajti në portalin Shqiperiaqeduam.al. Rama theksoi se mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin.

“Shqiperiaqeduam.al – Mjaftojnë 3 minuta për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj ?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb