Real Madrid nuk bën hap fals dhe nuk e vuan aspak bashkëkryesimin e këtyre javëve me Barcelonën. Të besuarit e Zinedin Zidan kanë arritur të mposhtin Espanjolin në takimin e zhvilluar sot në drekë në “Santiago Bernabeu”.

Rafael Varan shënoi golin e parë në minutën e 37-të, ndërsa Benzema vulosi rezultatin në të 79-ën. Nota e vetme negative e pasdites madrilene, ishte kartoni i kuq i Mendi në të 83-ën.

Reali ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe pret i qetë përballjen Barcelona-Majorka për të mësuar në do jetë i vetëm në krye pas javës së 15-të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb