Zinedine Zidane i rikthehet punës te Real Madrid pak ditë pasi u nda nga jeta vëllai i tij. Spanjollët po zhvillojnë fazën përgatitore Houston ku francezi ka në dispozicion disa futbollistë të ardhur rishtas në skuadër, ka një organikë të fryrë por ende nuk ndihet i plotësuar, kërkon një dhuratë të fundit nga presidenti Perez, Paul Pogba. Interesimi nga media në konferencën për shtyp ka qenë i madh për të kuptuar se në çfarë pike është merkato e Realit, në hyrje dhe në dalje. Pyetja e parë ka qenë pikërisht për Pogba:

“I përgjigjem gjithnjë të njëjtave pyetje, më duket vetja budalla. Klubi e di shumë mirë se çfarë kërkojmë, ka ende kohë”, u shpreh Zidane duke lënë të kuptohet se Pogba vijon të jetë një dëshirë e tij. Në dalje dy janë emrat më të përfolur, Bale dhe James Rodriguez por as në këtë pikë Zidane nuk ishte i prerë:

Bale Real Madrid
Bale Real Madrid

“James është një lojtar i Real Madrid, të shohim se çfarë do të ndodh. Për momentin është akoma me pushime, nuk e di çfarë të them tjetër. Bale nuk është një problem. Nuk do të them kurrë për një lojtar që është problem. Mund të ndodh çdo gjë por për momentin është nën kontratë, nuk ka ndryshuar asgjë”, theksoi Zidane. Përtej deklaratave diplomatike të Zidane, fakt është se të dy lojtarët janë nxjerr në shitje nga klubi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb