Ky është një sezon i “mallkuar” për Real Madrid, mbi të gjitha në Champions League ku pas 2 ndeshjeve e shohin veten në vendin e fundit me vetëm 1 pikë. Nëse humbja kundër PSG mund të konsiderohet e pranueshme, blofi kundër Club Brugge në Madrid ishte jashtë çdo parashikimi. Rekordmenët e këtij turneu janë thjeshtë hije e atij ekipi që ka bërë historinë në Champions, duken një ekip normal të cilin mund ta thyejnë të gjithë.



Dennis kaloi belgët në avantazh që në minutën e 9-të por goli nuk ishte aspak rastësi pasi Dennis përsëriti sërish veten pas 30 minutave duke shënuar dhe golin e dytë personal duke bërë që në “Bernabeu” të pllakoste heshtja. Zidane e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësime të menjëhershme me shpresën se reagimi nuk do të vononte dhe ashtu ndodhi, në minutën e 55-të, Ramos ngushtoi diferencat ndërsa Casemiro barazoi shifrat në minutën 85-të por ishte shumë vonë për të shmangur këtë rezultat që thellon dhe më shumë krizën në Madrid: “Rezultat i shëmtuar por reagim i mirë”, me këto fjalë e nisi konferencën për shtyp Zinedine Zidane pas barazimit 2-2. “E njohim Champions dhe e dinim se na duheshin 3 pikët. Ishin dy pikë të lëna në pjesën e parë dhe një i fituar në të dytën, më pëlqeu reagimi i skuadrës”, theksoi Zidane.


Grupi A aktualisht është “pronë” e PSG me francezët që thyen Gallatasarin në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Pa Mbappe, Cavani e Neymar, ai që bëri diferencën ishte Maro Icardi me golin e shënuan në minutën e 52-të, goli i tij i parë zyrtar me fanellën e PSG, një gol 3-pikësh me shumë rëndësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb