Real Madrid kaloi 0-3 pengesën e Leganes, në ndeshjen e luajtur në Estadio Municipal de Butarque.
Los Blancos hasën mjaft vështirësi në pjesën e parë, ndaj një rivali që qëndronte mjaft mirë i mbyllur në prapapavijë. Të besuarit e Ancelottit do gjenin rrugën drejt rrjetës në të 43-tën, ku pas disa pasimesh të bukura, aksioni u finalizua me sukses nga Mbappe.
Goli i dytë i Realit erdhi në të 66-tën, ku Valverde shënoi gol me një gjuajtje tokazi, falë një skeme nga goditja e dënimit. Në fund pati kohë edhe për Bellingham. Kështu, skuadra nga Madridi renditet në vendin e dytë me 30 pikë, 4 më pak se Barcelona kryesuese.
(J.S/BalkanWeb)