Reali i Madridit vazhdon me oshilacione të mëdha në këtë fund kampionati. Në transfertë, në javën e 35-të të La Ligas, ekipi i Zidan u mund 1-0 në fushën e Rajo Vajekanos.

Pa Benzeman të dëmtuar, madrilenët e patën shumë të vështirë të vështirë të godasin kuadratin, e akoma më shumë të shënojnë.

Ndeshja u vendos nga një penallti e shndërruar nga Embarba në minutën e 23-të, por që erdhi pas rishikimit në VAR.

 

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e tretë me 65 pikë, dhe tashmë pret fundin e sezonit, për të nisur punën në merkato e të përforcohet për sezonin e radhës.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb