Barazim 1-1 në supersfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i dhënë epërsinë kuqezinjtë. Të besuarit e Ranierit u vendosën në kërkim të golit të barazimit, teksa në minutën e 23-të, një goditje e bukur e Dybalas përfundoi në rrjetë.

Pjesa e parë u mbyll mes tensionit, pasi vendasit pretenduan penallti, por nuk kishte këtë mendim arbitri gjyqtari Fabri. Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, nuk pati gol. Milan renditet në vendin e tetë, ndërsa Roma në vendin e dhjetë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb