Nëse ftesa nuk I ka shkuar ende, me shumë mundësi është vetëm çështje ditësh. Endri Çekiçi i jep të tjera sinjale Edi Rejas se ai mund të jetë një zgjidhje për kombëtaren, duke realizuar një tjetër gol spektakolar, i dyti në vetëm katër ditë në kampionatin slloven. Futbollisti slloven gjeti rrugën e rrjetës në sfidën që skuadra e tij Olimpija Lubjana fitoi 4-1 në transfertën kundër Domzale.



Kur rezulati ishte në barazim 1-1, në minutën e 32-të, Çekiçi nxorri nga repertori i tij një goditje të bukur nga distanca, që la pa shpresa portierin vendas. Me të njëjtën mënyrë, ai shënoi edhe në sfidën e së dielës po në kampinatin slloven. Mes Ligës së Parë dhe Europa League, ky është goli i pestë sezonal për mesfushorin me tipare sulmuese që afrohet më shumë me kombëtaren kuqezi. Ndërkohë, formën e tij të shkëlqyer ka konfirmuar edhe Odise Roshi.


Pasi shënoi në fundjavë me Akhmat Grozny, mesfushori kuqezi ndihmoi ekipin e tij të kualfikohet në Kupën e Rusisë, duke goditur saktë nga pika e penalltisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb