Deputeti demokrat ka replikuar me ligjvënësin socialist Toni Gogu pas raportimit të këtij të fundit në lidhje me gjetjet e komisionit hetimor parlamentar për të dhënat e sistemit TIMS.

Salianji u shpreh se në 4 muaj komision Gogu “ka hyrë dhe ka dalë 2 muaj vetëm në banjo”.

Ai theksoi se Gogu “nuk tha me gojë atë që kishte me shkrim”, ndërsa përmendi vetëm se sistemi TIMS sot funksionon për qytetarët.

“Ka 4 muaj komision, ka hyrë dhe ka dalë 2 muaj vetëm në banjo. Edhe aty ka ngel edhe sot. Ke gjithë kohën…tha pantallonat e arnuara, do gjesh ndonjë gjë brenda pantallonave dhe do dalësh mirë. Atë që the me gojë nuk e kishe me shkrim. A ka ndonjë përgjegjës për shkeljet ligjore? Kemi konfirmuar shkeljet, sistemi funksionon sot tha. Po mo po sistemi funksionon për qytetarët, për krimin e organizuar nuk funksionon. Të thuash që sot nuk ka asnjë problematikë, po të kesh frikë ta çosh në SPAK”, u shpreh Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: