Reshjet e shiut me intensitet të lartë për disa minuta kanë sjellë probleme në lëvizjen e drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët kryesore të qytetit të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se shkak u bë bllokimi i pusetave dhe kolektorëve pasi prurjet ishin të shumta.

Menjëherë për situatën bashkia e Lezhës mori masa për zhbllokimin e tyre dhe normalizimin e situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: