Reali Madridit po përgatit një revolucion të vërtetë në merkaton e verës. Për këtë arsye edhe zërat e merkatos afrojnë shumë emra me klubin “los blankos”. Por sipas “L’Equipe” pesë janë futbollistët që Zinedine Zidan ka në listën e tij, një kusht ky i vendosur nga tekniku francez kur pranoi të rikthehej sërish në pankinë.

I pari është Paul Pogba, që pranon me dëshirë një kalim të mundshëm te skuadra madrilene. Mesfushori nuk është fshehur përballë këtij opsioni, madje ka patur vetëm “fjalë dashurie” sidomos për Zidane.

Gettyimages 1052584256 1
Gettyimages 1052584256 1

Reciprok është pëlqimi edhe në rastin e Eden Hazard, edhe ky një nga emrat që trajneri francez kërkon të ketë në skuadër duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sulmuesi i Chelsea kërkon të largohet nga Blutë e Londrës, pasi raporti i tij me Mauricio Sarri nuk është aspak i mirë.

1kylianmbappe2503
1kylianmbappe2503

Por dhurata më e shtrenjtë që Florentino Perez kërkon t’i bëjë Zidane mban emrin e Kilian Mbappe. Sulmuesi i Paris SG pëlqehet shumë në klubin madrilen, që është gati të bëjë një çmenduri të vërtetë, ashtu siç është oferta e parë, megjithëse jo zyrtare me 280 milion euro. Një tjetër futbollisti që Reali Madridit kërkon të parrë nga Paris SG është edhe Adrian Rabiot. Mesfushori ishte shumë pranë Barcelonës, por tratativat u ndërprenë pasi klubi kataluanjas arriti marrëveshjen me talentin holandez Frenki De Jong.

Matthijs De Ligt Ajax 2018 19 Gvpfrx8ju1fr1i2gbsnn0e1sv 1
Matthijs De Ligt Ajax 2018 19 Gvpfrx8ju1fr1i2gbsnn0e1sv 1

Dy rivalët e përjetshëm Reali dhe Barcelona do të përplasen fort në merkato edhe për Mathijs De Ligt. Mbrojtësi i Ajaksit ndiqet prej kohësh nga kampionët në fuqi të Spanjës, por klubi madrilen është gati të ndërhyjë fortë, duke u rritur ofertën deri në 90 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb