U luajtën mbrëmjen e sotme, sfidat e mbetura nga java e 30-të e Serisë A. Interi arriti një fitore bindëse në transfertë, me shifrat 0-4 ndaj Xhenoas, pas humbjes javën e kaluar në shtëpi ndaj Lacios.


Galjardini hapi serinë e golave që në minutën e 15-të, pas një harkimi të Azamoah, ndërsa në të 40-tën, ishte radha e Ikardit, që pas 53 ditësh, rikthehej për formacionin zikaltër. Argjentinasi fitoi vetë një penallti, detyroi Romeron të dilte me karton të kuq, dhe po vetë shënoi golin e dytë.


Në minutën e 54-t, shënoi edhe Ivan Perisiç, ndërsa plotësoi dopietën personale, Galjardini në minutën e 81-të. Me këtë fitore. Interi konsolidon pozitat në vendin e tretë, me 56 pikë, 4 më shumë se Milani.


Ndalet Roma, në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës. Ishte ekipi vjollcë, që kaloi dy herë në avantazh me Pecelën e Gerson, por u barazua dy herë nga Zainolo dhe Peroti.

“Vetëvrasje” e Lacios, e cila u mund të transfertë nga Spali, me rezultatin 1-0. Teksa kishte mundësinë që të afrohej me zonën Champions, klubi kryeqytetas prish gjithçka. Andrea Petanja, i dha fitoren ekipit vendas, falë një penalltie në minutën e 89-të, ku Strakosha nuk mund të bënte asgjë.

Tashmë, është Atalanta që ngjitet në vendin e pestë me 48 pikë, por Lacio ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Me këtë kuotë pikësh edhe Torino, që  po bën një ecuri fantastike. Klubi “granata” fitoi sërish ndaj Sampdorias, dhe shpreson për një vend në Europë.

Roma-Fiorentina 2-2

(Zaniolo 14′, Peroti 57′ / Pecela 12′, Gerson 51′)

Frosinone-Parma 3-2

(Pinamonti 13′, Valzania 47′, Ciofani pen. 90+13′ / Barila 18′, Ceravolo pen. 58′)

Xhenoa-Inter 0-4

( / Galjardini 15′, 81′ Ikardi pen. 40′, Perisiç 54′)

Spal-Lacio 1-0

(Petanja pen. 89′ / )

Torino-Sampdoria 2-1

(Beloti 34′, 46′ / Gabiadini 83′)

PanoramaSport