Atalanta merr 3 pikë në shtëpi, pas fitores 3-2 ndaj Fiorentinës. Në Bergamo ishin mysafirët që realizuan me argjentinasin Martinez Quarta, por gëzimi zgjati pak, pasi Retegui vendosi ekuilibrat. Kean ndëshkoi portën e vendasve, ndërsa De Ketelaere dhe Lookman kaluan për herë të parë në avantazh në këtë ndeshje Atalantën.

Nga dëmtimi u rikthye Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua titullar. Në ndeshjen tjetër, Torino barazoi pa gola ndaj Lecces.

 


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb