Ditë pozitive për dy mbrojtësat e djathtë të kombëtares shqiptare në Serinë A italiane. Hysaj u rikthye si titullar te Napoli në takimin e sotëm në trasnfertë përballë Krotones dhe u vlerësua me notën 6 për
paraqitjen e tij. Të besuarit e Maurizio Sarrit arritën të triumfojnë me rezultatin 1­2 në një takim ku luajtën për rreth 60 minuta me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Gabiadinit në minutën e 31-­të.

Golat për Napolin u shënuan nga Kajehon dhe Maksimoviç në minutat 17 dhe 33, ndërsa Rosi ngushtoi diferencën për Krotonen në të 89-­n. Me këtë fitore, ekipi i Hysajt ngjitet provizorisht në vendin e 3­-të me 17 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Empoli i Frederik Veselit nuk shkoi dot më shumë se barazimi 0­0 në shtëpi përballë Kievos, një ekip që këtë sezon po bën paraqitje mjaft të mira. Mbrojtësi shqiptar u aktivizua në minutën e
parë shtesë të pjesës së parë, pas dëmtimit të Laurinit. Në 10 minutat e fundit Kievo luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kastros.

veseli-470x470

Paraqitja e Veselit u vlerësua me notën 6 nga mediat italiane, një notë mjaft pozitive për mbrojtësin i cili luante vetëm takimin e tij të dytë në Serinë A. Pas këtij takimi, Empoli renditet në vend të parafundit me vetëm 6 pikë të grumbulluara dhe është një nga ekipet më të rrezikuara për të rënë në Serinë B vitin e ardhshëm.

Ndërkohë “derbi” i shqiptarëve Ajeti dhe Strakosha në Torino­Lacio u zhvillua nga stoli pasi asnjëri prej tyre nuk u aktivizua. Takimi përfundoi në barazim 2­2 dhe tashmë dy ekipet mbajnë përkatësisht vendet 5 dhe 6 në renditje me kuotë pikësh të barabartë, nga 15. Në takimin tjetër, Fiorentina fitoi në një festival golash 3­5 ndaj Kaljarit në transfertë. (Panorama Sport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: