Europa League luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e xhiros së gjashtë. Pas dy barazimesh, Roma u kthye te fitorja, teksa në “Olimpico” mundi pastër 3-0 Bragën.

Pellegrini u takua me golin pas shumë kohësh, teksa realizoi në minutën e 11-të. Në pjesën e dytë, Saud Abdulhamid dyfishoi shifrat. Në fund, pati kohë edhe për një gol të Hermoso. Roma renditet në vendin e 14-të me 19 pikë.

 

Gt
Gt

 

Manchester United triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Plzen. Në minutën e 47-të, një gafë e portierit Onana solli golin e vendasve çek, me anë të Vydra. “Djajtë e kuq” u përgjigjën pas disa minutësh, me Hojlund. Hojlund kompletoi përmbysjen e madhe, me golin e tij në të 88-tën minutë.

Në ndeshjet e tjera, Galatasaray zhgënjeu në transfertë, teksa barazoi 2-2 ndaj Malmos.

 


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb