Roma ka mposhtur në trasfertë Chievon me rezultatin e thellë 0-3. Skuadra e Di Francescos arriti një fitore të lehtë ndaj skuadrës që renditet e fundit në tabelë.

El Sharawy në minutën e 10-të kaloi Romën në epërsi. Tetë minuta më pas, Dzeko  dyfishoi rezultatin në 0-2.

Në fillim të pjesës së dytë Kolarov shënoi golin e tretë dhe të funditnë këtë takim.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e katërt. Mirpo vendi i tretë është vetëm 5 pikë larg vendit të shtatë në kampionat.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: