Përfundon faza e ligës në Europa League. Roma triumfoi 2-0 ndaj Frankfurt, duke siguruar një vend për në Play Off. Golat u realizuan nga Angelino dhe Shomurodov. Në top-8 shkon Tottenham, pas suksesit 3-0 ndaj Elfsborg. Takimi mes Bragës dhe Lazios në Portugali përfundoi 1-0 por asnjë problem për lacialët, që e mbyllin në krye. United e sheh veten në vendin e 3-të, pasi mundi 0-2 FCSB.
U kualifikuan direkt edhe skuadra si Bilbao, Frankfurt, Lyon dhe Olympiacos. Buzëqesh edhe Rangers, që pozicionohet në vendin e tetë. Bajrami me shokë fituan 2-1 ndaj Royale Union.
⚽️ GOAL: Angelino
🇪🇺 Roma 1-0 Eintracht Frankfurtpic.twitter.com/d7MNzUXNOj— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 30, 2025

