ROME

Një dele dhe një derr të dielën në mëngjes kanë udhëtuar në bordin e një autobusi me numër 170 në Romë.

Të dy kafshët të shoqëruar nga pronarët e tyre, ishin të lidhur me rripa nga dy gra të reja dhe delja kishte edhe një pampers të vendosur.
Autori i kësaj videoje komenton: ‘Këto më mungonin’. Në rrjetet sociale këto pamje kanë ngjallur komente ironike nga përdoruesit:

‘Meqënëse autobusët janë si karroca kafshësh do të thoja që çdo gjë është Ok’, shkruan Caterina. Ndërsa Mario shton “Nesër do të marr në autobus një krokodil me gojën e mbyllur’. Herën tjetër një xhirafë’, buzëqesh Eros. ‘Të gjithë mund të ngjiten në një autobus përveç balenave dhe peshkaqenëve’, thotë një tjetër përdorues, Angelo. Videoja në rrjetet sociale ka marrë edhe shumë like.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: