Cristiano Ronaldo shfrytëzoi finalen e Ligës së Kombeve për të ndihmuar Juventusin në merkaton e verës. Ashtu si edhe klubet më të mëdhenj të Europës, “Zonja e Vjetër” ka në listën e blerjeve Matthijs De Ligt. Por për të arritur te kapiteni Ajax “mik” është futur ylli portugez, i cili pas finales kundër Holandës e ftoi personalisht mbrojtësin për t’u bashkuar me të te kampionët e Serie A.

https://twitter.com/i/status/1137943725953421312

Kjo ftesë është zbuluar nga vetë De Ligt. “Cristiano Ronaldo më kërkoi të shkoj te Juventus. Në fillim u habita nga kërkesë e tij dhe prandaj nisa të qesh. Nuk e kuptova menjëherë. Periudha e transferimeve nis pas pak. Në fillim dua të pushoj, poastaj të shohim”, ka thënë De Ligt.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb