Si është Ronaldo? Kush ka të drejtë, Fernado Santos apo Maurizio Sarri? Trajneri i Portugalisë ka siguruar se Ronaldo është në formë, gati të luaj, ndërsa trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka një tjetër version: “Ronaldo vuan nga një shqetësim të vogël në gju çka nuk e lejon të jetë në formën e tij më të mirë”, për këtë arsye e ka zëvendësuar në dy sfidat e fundit. Ndryshe nga Sarri, trajneri i Portugalisë beson shumë te Ronaldo:

“Nëse nuk do të ishte në formë nuk do ta grumbulloja. Të gjithë duan të mësojnë diçka më shumë për Ronaldon, kjo ndodh pasi ai është futbollisti më i mirë në botë. Të gjithë të rrinë të qetë, Ronaldo është mirë dhe do të luaj”, theksoi Fernardo Santos duke shtuar: “Cristiano është i motivuar, e kam grumbulluar pasi gjithçka është në rregull. Çfarë thuhet nga Italia nuk e di dhe nuk më intereson, janë gjera që nuk duhet të vinë tek ne. Në të gjithë botën ka me miliona lojtarë por vetëm për Ronaldon bëhen diskutime të tilla, kjo është një konferencë për Portugalinë dhe sfidën kundër Lituanisë, mjaft pyetje mbi Ronaldon”, replikoi Santos me gazetarët duke i dhënë fund këtij diskutimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb