Të ndalësh Juventusin në Serie A është thuajse e pamundur. 11 pikë diferencë me Napolin e vendit të dytë janë shumë për të vënë në diskutim titullin e “Zonjës së Vjetër”, fakt më të cilin janë pajtuar të gjithë. Ndaj Sassuolo gjithçka filloi të merrte formë që në minutën e 23-të me Khediara që shënoi golin e parë. Në të dytën C.Ronaldo dyfishojë shifrat më një goditje me kokë ndërsa në fund kishte kohë dhe për golin e tretë nga Emre Can.

Për yllin portugez ky ishte goli i 18-të në Serie A duke kryesuar listën e golashënuesve më të mirë. Në të mirë dhe në të keq, Ronaldo është gjithnjë nën shënjestrën e tifozëve. Në këtë sfidë nuk mungoi dhe një “mik” i pa ftuar, më një tifoz i cili zgjodhi të imitojë live festimin e Ronaldos, një moment që ndezi dhe më shumë tifozët e pranishëm në stadium.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb