U luajtën mbrëmjen e sotme, dy sfidat e tjera çerekfinale në Champions League, ku rezultatet ishin tepër surprizuese.

Ajaksi dhe Juventusi u ndanë në një barazim 1-1 në sfidën e parë, të zhvilluar në Amsterdam. Për çudi, ishin talentet vendas që dominuan lojën me raste, por sfida në pjesën e parë u zhbllokua nga e vetmja goditje në kuadrat e Juves këtë mbrëmje.

Zhoao Kanselo harkoi një top fantastik për Kristiano Ronaldon, që iu vodh mbrojtjes së Ajaksit, dhe shënoi duke u zhytur me kokë, në minutën e 45-të.

de ligt ronaldo

Barazimi u vendos që në sekondat e para të pjesës së dytë, ku pas një gabimi në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”, Neres mori topin dhe bëri ç’dëshironte në zonë, ku gjeti edhe golin përballë Sheznit.

Me kalimin e minutave, Ajaksi pati dëshirë për të shënuar edhe të dytin, por shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund të takimin.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Mançester Junajtid, ku ishte superiore përballë “djajve” me shumë mungesa, ndërkohë që nuk mungoi as një episod me Lionel Mesin, që u gjakos në minutën e 29-të, pas një ndërhyrje nga Smolling.

barcelonaa

Ndeshja u vendos që në minutën e 12-të, nga një top i goditur me kokë nga Luis Suarez, që u devijua nga Luk Shoë për në portën e tij. Barcelona pati raste më pas edhe me Kutinjon apo Suarezin, por De Gea mbajti këtë humbje minimale për ekipin e Solskjaer. Gjithsesi, asgjë nuk mund të quhet e mbyllur për të dyja sfidat, dhe kualifikimi do të vendoset vetëm në takimet e kthimit.

mesii

 

REZULTATET

Ajaks-Juventus 1-1

( Neres 46′ / Ronaldo 45′)

Mançester Junajtid-Barcelona 0-1

( / Shou aut. 12′)

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb