Të martën në mbrëmje Paris SG zhvilloi ndeshjen e kthimit përballë Real Madrid në “Champions League”, por përveçse skuadrave në disa momente vëmendjen e morën dyluftimet mes lojtarëve.

Padiskutim që më i zjarrti ishte ai mes Ronaldos dhe Dani Alveshit, një ‘armiqësi’ e trashëguar që nga koha kur braziliani luante me Barcelonën.

Vetëm pak minuta pas nisjes së sfidës nisi edhe ‘kacafytja’ e parë. Një pozicion jashtë loje irritoi Ronaldo-n që nervat desh t’i nxirrte te Alves duke tentuar ta godiste me shqelm, por portugezi doli huq. Ky veprim u pa nga arbitri por Ronaldo shpëtoi vetëm me një këshillim.

Shtyrjet, goditjet, përplasjet, ngacmimet vijuan përgjatë gjithë lojës, por në pjesën e dytë, mbrojtësi i francezëve duke mësuar për atë që ndodhi në minutat e para vendosi të bënte hakmarrjen.

Gjatë një goditje këndi Alves po markonte Ronaldon. Braziliani duke parë që sulmuesi i ‘galktikëve’ ishte më i fokusuar te topi sesa te ai, fillimisht pastroi hundët me duar dhe më pas i fshiu ato te bluzja e portugezit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: