Emërimi i Sam Allardyce si trajner duket se ka ndikuar shumë pozitivisht për Everton i cili mbrëmë ka shkatërruar në kampionat West Ham me shifrat e thella 4-0. Ajo që ka habitur më shumë nuk është fitorja e bluve të Liverpulit, por ‘tripleta’ e Wayne Rooney pas 6 vitesh në “Premier League”.

Britaniku fillimisht zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të, ndërsa pas 10-t minutash i dyfishoi ato. Goli i tretë ishte shumë special për ish-futbollistin e Manchester United pasi u realizuar nga më shumë se 50 metra.

Britaniku shfrytëzoi daljen nga porta të portierit Joe Hart për të goditur nga mesi i fushës, duke realizuar një perlë të vërtetë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb