Qarkullimi jashtëzakonisht i dendur i automjeteve nga Tirana në drejtim të Elbasanit dhe Korçës prej mesditës ka krijuar situatë problematike në qarkullim.

Rradhët e gjata të automjeteve kanë arritur në disa km dhe në segmentin Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit -Elbasan qarkullimi prej disa orës është mjaft i vështirë.

Policia ka shtuar masat për gjatë gjithë rrugës kombëtare që lidh Tiranën me Shqipërinë Juglindore por infrastruktura rrugore egzistuese nuk e përballon fluksin e jashtëzakonshëm të automjeteve që janë në qarkullim.

Për shkak të fluksit të madh një pjesë e drejtuesve të automjeteve që udhëtojnë nga Tirana drejt Juglindjes prej disa ditësh preferojnë të udhëtojnë nëpërmjet segmentit të rrugës së vjetër që kalon nga Qafë Krraba.

Aktualisht situata më kritike në qarkullim paraqitet në segmentin “Llixhat e Shijonit’-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.Policia rrugore ndërkohë po punon për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve të cilat qarkullojnë shumë ngadalë pasi në afërsi të Bradasheshit rruga ngushtohet shumë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb