Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë, dy burra kanë futur me dhunë një grua në veturë. Në videon e publikuar nga Insajderi, shihet gruaja teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave.

Ndërsa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë me forcë në veturë. Ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërkaq që tërhiqet drejt me forcë drejt veturës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb