Julian Assange është liruar nga burgu.

Në rrjet qarkullojnë pamjet në momentin që ai është në liri, pamje ku duket Assange që futet në një aeroplan privat për t’u larguar nga Britania.

Pamjet janë publikuar në faqen e WikiLeaks në rrjetin social “X”. Ai arriti lirinë pas një marrëveshjeje ku ka pranuar fajësinë se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara.

52-vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një akuzë penale, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

Në video, Assange udhëtonte në një makinë, por fytyra e tij nuk shfaqet pasi kamera fokusohet në rrugën përpara.

Ndërkohë në pjesën tjetër paraqitet 52-vjeçari i ulur teksa mban në duar një stilolaps dhe letër, me gjasë duke plotësuar një dokument.

Ai dëgjohet duke i bërë një pyetje një burri aty pranë, ndërsa një grua e ulur pranë Assange po shkruan gjithashtu diçka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: