Tragjedia ajrore që ndodhi mesnatën e djeshme në Kolumbi, ku 71 persona humbën jetën pas rrëzimit të avionit ku udhëtonte dhe skuadra e futbollit ‘Çapekoense’ i ka prekur të gjithë. Homazheve për pjesëtarët e ekipit të futbollit i është bashkuar edhe grupi legjendar muzikor “Guns N’ Roses”.

Grupi kishte zhvilluar një turne në Brazil pak kohë më parë, ndërsa ndodhen në Meksikë për disa koncerte të tjera. Kanë qenë AXL Rose dhe Slash, ata që postuan në faqen zyrtare të grupit në ‘Facebook’ një imazh në të cilën bashkohej logoja e tyre me atë të klubit brazilian.

Po ashtu grupi postoi edhe një video të versionit të këtij grupi të këngës legjendare të Bob Dilan, “Knockin’ on Heaven’s Door”.[fbvideo link=”https://www.facebook.com/gunsnroses/videos/10154790247428069/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb