Sëmundjet e zemrës zënë vendin e parë për vdekshmërinë në Shqipëri. Mjekja kardiologe, Eva Duraku në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 dha disa këshilla se si të kujdesemi më mirë për shëndetin e zemrës.
Problematike së fundmi është situata te të rinjtë, numri të cilëve që kanë faktor rreziku për zemrën, apo vuajnë nga sëmundje të zemrës është rritur ndjeshëm.
Hipertensioni është faktori kryesor i shkaktarëve të sëmundjeve të zemrës, i cili kryesisht nxitet nga keqyshqyerja, jeta sedentare me mungesë të aktivitetit fizik, kripa e shtuar dhe yndyrnat.
Kujdesi i shtuar ndaj këtyre faktorëve, ndihmon në zbehjen e simptomave, por dhe mbajtjen nën kontroll të problemeve të zemrës.
Faktor tjetër rreziku për problemet e zemrës është trashëgimia, yndyrnat e larta në gjak si dhe diabeti.
Gjate bisedës me gazetarin Klevin Muka, Kardiologia Eva Duraku i kërkoi të gjithë qytetarëve që mund të kenë disa shenja, të paraqiten te mjeku dhe të kryejnë kotrolle periodike.
(BalkanWeb)