Armando Sadiku ka lënë pas shpine një dëmtim të rëndë dhe periudhën e errët që përjetoi te Levante, duke nisur të bëjë atë që di më mirë te Lugano.

Trajneri Celestini zgjodhi t’i besojë një fanellë titullari cërrikasit dhe ai nuk e ka zhgënjyer, teksa në minutën e 32-të ka çelur rezultatin e ndeshjes.

Sadiku i vidhet mjaft bukur mbojtësit kundërshtar dhe nuk fal në shtyllën e dytë, duke kaluar në epërsi Luganon në transfertën delikate të Luzernës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb