Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr thjerrëza, 2 portokalle, 4 lgj kaperi, 3 qepë të njoma, 1 qepë të thatë, Majdonoz ose nenexhik.


Për salcën:
4-5 lgj vaj ulliri, 4 lgj lëng portokalli, 1 lgj mustardë, 3 lgj uthull balsamike


Pergatitja

Ziejmë fillimisht thjerrëzat për 15-20 minuta.


Ndërkohë presim portokallin në fetëza (pa lëkurë). Grijmë qepën e njomë dhe qepën e thatë.

I vendosim të gjithë përbërësit e sallatës në një sallatiere. Shtojmë dhe thjerrëzat dhe më pas e marinojmë sallatën me një salcë të përgatitur me vaj ulliri, lëng portokalli, mustardë dhe uthull balsamike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb