Samantha Fox pak ditë më parë ra në skenë gjatë performancës së saj të këngës “I Only Wanna Be With You”. Pavarësisht incidentit, këngëtarja 58-vjeçare ka vazhduar performancën.

Publiku ishte i shqetësuar, por përfaqësuesi i saj tha se ajo nuk ishte nën ndikimin e alkoolit dhe falënderoi ata që e mbështetën.

Shikoni videon

Rrëzimi në skenë vjen menjëherë pasi Fox kërkoi falje publike për një incident gjatë një fluturim të British Airways ku ajo u paraqit në gjykatë për sjellje të pahijshme. Këngëtarja, e cila ishte akuzuar për sjellje vulgare, pranoi se ishte nën ndikimin e alkoolit, por mohoi akuzat për sulm.

Gjykatësi e gjobiti dhe këngëtarja 58-vjeçare i kërkoi falje, duke thënë se kishte vuajtur nga një atak paniku në momentin e hipjes. Ndonëse ngjarja bëri bujë, çështja u mbyll pa penalitete serioze, pasi akuza për sulm u rrëzua për mungesë provash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb