Taulant Seferi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me Bodrumspor në Kupën e Turqisë, në ndeshjen ndaj Trabzonspor.
Në Papara Park (Trabzon), Seferi shrytëzoi në maksimum një asist të Fredyt, për të dërguar topin në rrjetë pas 15 minutash.
28-vjeçari po luan sezonin e parë me Bodrumspor, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipie si Xamax, Tirana, Vorskla Poltava e Bani Yas. Seferi nuk ishte i grumbulluar me Shqipërinë, për ndeshjet e marsit.