Dy lojtarët që dolën mesditën e së martën në konferencën për mediat nga grumbullimi i kombëtares së Shqipërisë ishin Migjen Basha dhe Ledian Memushaj. Si dy nga futbollistët më me eksperiencë në skuadrën kuqezi, mesfushorët mbështetën trajnerin Kristan Panuçi në lidhje me zgjedhjet e tij të fundit, por edhe vendimin për të përjashtuar Tomas Strakoshën nga grumbullimi. Si Basha ashtu edhe Memushaj u shprehën optimistë për dy sfidat e para eliminatore kundër Turqisë dhe Andorrës në eliminatoret e Euro 2020.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb