Ai u martuar katër ditë më parë dhe sot në rrjetin social Vincent Cassel i ka kënduar një serenatë nuses së tij të re, modeles 21 vjeçare Tina Kunakey.

I veshur vetëm me një peshqir në trup ai mban një mikrofon dhe këndon: ’Jam i lumtur kur jam në krahët e tu’ dhe ja këndon modeles edhe në portugalisht.

Kjo është martesa e dytë për Cassel, pas divorcit me aktoren e famshme Monica Belluci, me të cilën ka dy vajza.

Aktori francez, ish seks simbol, duket i lumtur dhe këtë e reflekton edhe në videon e postuar në rrjetin social.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb