Ulje emergjente në një fushë golfi në Sacramento, SHBA, bëri një avion i vogël dhe kamerat e sigurisë regjistruan incidentin.

Sipas NBC, Piper PA-28 me një motor të vetëm pësoi një problem mekanik menjëherë pas ngritjes nga aeroporti McClellan, duke bërë që ai të bjerë.

Gjatë uljes së detyruar, avioni për pak ka goditur një lojtar golfi, i cili ka shpëtuar në momentin e fundit.

Siç njoftoi zjarrfikësja, piloti i avionit njëmotorësh ka shpëtuar me lëndime të lehta.

Piloti mori komente pozitive nga dëshmitarët okularë, të cilët thanë se “ulja emergjente e sigurt është diçka që nuk e shohim shpesh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: