Policia e Milwaukee raportoi se Teatri Riverside në SHBA u evakuua mbrëmjen e së shtunës, 10 dhjetor, për shkak të një kërcënimi me bombë. Këngëtarja amerikane Patti LaBelle po performonte në skenë në atë moment, por u ndërpre nga sigurimi dhe u tërhoq zvarrë shpejt nga skena. Edhe publiku u evakuua nga salla.