SHBA

Presidenti Donald Trump vlerësoi qenin e ushtrisë të përfshirë në operacionin që çoi në eleminimin e udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi në Siri.

Presidenti Trump postoi në rrjetin “Twitter” fotografinë e qenit luftëtar.

“Kemi deklasifikuar foton e qenit të mrekullueshëm( emri mbahet sekret) që bëri një Punë të Mrekullueshme  në gjetjen dhe vrasjen  e udhëheqësit  të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi”-shkroi presidenti i SHBA, Donald Trump.

Shefi i Shtatëmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Millley, tha se qeni kishte pësuar lëndime të lehta gjatë operacionit dhe se pritet të shërohet plotësisht dhe të kthehet në sherbim.

“Nuk do ta bëjmë të ditur emrin e qenit tani. Qeni është ende në shërbim. Qeni i ushtrisë kreu një shërbim n të jashtëzakonshëm, siç veprojnë të gjithë , në situata të  ndryshme”- theksoi Shefi i Shtatëmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Millley

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: