TIRANË- Gazmend Shehu, ish-shef i komisariatit Tepelenë, që aktualisht mban detyren e shefit të komisariatit të policisë së Sarandës është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi teksa dhunon me grushta një të ri.
Ngjarja sipas informacioneve mësohet se ka ndodhur në mes të muajt mars, në një sallë lojrash fati në qendër të Tepelenës.
Në pamjet filmike të siguruara nga gazetari Telnis Skuqi evidentohet qartë momenti kur Gazmend Shehu, që në atë kohë mbante detyrën e shefit të komisariatit Tepelenë dhunon në mënyrë të përsëritur punonjësin, duke e goditur fillimisht me shpulla dhe më pas e godet me grushta.
Të pranishëm në sallën e lojrave të fatit, në momentin e dhunës janë dhe pesë persona të tjerë, ku njëri prej tyre ndërhyn për të larguar shefin e komisariatit.
Pas publikimit të videos në News 24 ka reaguar edhe Drejtoria e Policisë së Vlorës, e cila e ka pezulluar nga detyra Gazmend Shehun deri në sqarimin e rrethanave.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)